“I akuzuar për mbi 100 vrasje”, Gazmend Halilaj përmend Dino Asanajn, zbulon çka u gjet pas bastisjeve të Gjykatës Speciale

Aktuale

“I akuzuar për mbi 100 vrasje”, Gazmend Halilaj përmend Dino Asanajn, zbulon çka u gjet pas bastisjeve të Gjykatës Speciale

Nga: N. Sh. Më: 31 tetor 2023 Në ora: 20:28
Gazmend Halilaj

Avokati nga Drenasi, Gazmend Halilaj, ka reaguar pas bastisjes së Gjykatës Speciale që ndodhën dje e sot.

Halilaj përmes një postimi të gjatë në Facebook, thotë se, këto bastisje nga Specialja jaën në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe të domosdoshme për të siguruar një proces të rregullt gjyqësor.

Avokati thotë se, kemi qidnra njerëz të vrarë, të ekzekutuar, që ishin bijtë më të mirë të këtij vendi.

“Vetë fakti që: në shtepitë private të Ish-Drejtorit të AKI, Ish-Këshilltarëve të Ish-Presidentit, tani i akuzuar për mbi 100 vrajse, gjënden dokomente zyrtare/konfidenciale, përbën vepër të rëndë penale me dyshimë prej më të rëndave”, shkruan ndër tjera avokati Halilaj.

Më poshtë postimi i plotë:

Mooooos, u besoni atyre që thonë:

Bastisjet e shtëpive/banesave të Ish-Drejtorit të AKI-së dhe Këshilltarëve të Ish-Presidentit Thaçi nga ana e Gjykatës Speciale, janë Kundër-Kushtetuese.

Për kundrazi-

Bastisjet e tyre nga ana e Gjykatës janë: në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe tejet të domosdoshme për të siguruar një proces të rregullt gjyqësor.

Fillimisht kemi qindra njerëz të vrarë/ekzekutuar, të cilët pa asnjë dyshim ishin bijtë me të mirë të këtij vendi.

Vetë fakti që: në shtepitë private të Ish-Drejtorit të AKI, Ish-Këshilltarëve të Ish-Presidentit, tani i akuzuar për mbi 100 vrajse, gjënden dokomente zyrtare/konfidenciale, përbën vepër të rëndë penale me dyshimë prej më të rëndave.

Miq:

-Dokomentet zyrtarë mbahen brenda Institucioneve, nën mbikqyrjen e RREPTË të kompetenëve, e jo nëpër banesa e podrumë.

Tutje: njerëzit janë vrarë/ ekzekutuar për qëllime -puro politike apo klanore-, me qëllim të marrjes dhe mbajtjës së pushtetit, e përmes tij, vënies nën KTHETRA të secilit institucion, përfshirë një pjesë të madhe të mediave.

Ashtu që - përfshirja e pozitave me të ndieshme, në pengimin e drejtësisë tregon qartë se: nëse gjykimet do mbaheshin në gjykatatë tona, atëherë shumica dëshmitarëve kishin me përfundue në burg,

 -kinse për deklarim të rremë-,

ndërsa një pjesë nga ta edhe kishin m’u gjetë të vdekur kinse kanë mbytur vetën - kujto vdekjen e Dino Asanaj etj.

Vrasjet kanë ndodh dhe është obligim i yni ligjor dhe njerëzor, që rastet të zbulohën dhe kryesit të marrin denimin e merituar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat