“Nuk do të ma mbyllni gojën kurrë, jam në të drejtën time”/ Luljeta Aliu paditet nga Minimax

Aktuale

“Nuk do të ma mbyllni gojën kurrë, jam në të drejtën time”/ Luljeta Aliu paditet nga Minimax

Nga: A.SH Më: 31 tetor 2023 Në ora: 21:13
Luljeta Aliu

Luljeta Aliu ka publikar padinë që ia ka bërë Minimax, sipas saj për shpifje, duke kërkuar dëmshpërblim 50.000 euro.

Ajo ka renditur arsyet e kësaj padie, ku mbi të gjitha merr pjesë ish-bashkëshorti i saj.

“Por nuk do të ma mbyllni gojën kurrë, sepse jam në të drejtën time”, shkruan ajo.

Postimi i plotë:

Sa më erdh një padi për shpifje nga Minimax me kërkesë 50'000 Euro dëmshpërblim për shkak të një postimi tim në FB ku kam treguar se

1. ish-bashkëshorti Bekim Krasniqi ka bërë shkelje duke mashtruar me rrogë,

2. Ish-bashkëshorti im ka mashtruar se nuk është pronar i Minimax, përkundër që është pronar faktik.

3. Që kam treguar se i ka mbyllur 7 xhirollogaritë bankare gjatë procedurave gjyqësore.

4. Që kam treguar se e kam lajmëruar për dhunë.

5. Që kam treguar se e kam lajmëruar Minimaxin për falsifikim të nënshkrimit tim.

6. Që e kam denoncuar ish-bashkëshortin në prokurori për tërheqjen e kursimeve për vajzat nga xhirollogaria bankare.

7. Që kam treguar se po e mashtron gjykatën kinse toka dhe shtëpia jonë qenka e vjehrrit, ku vjehrri asnjëherë nuk ka jetuar aty dhe planin për atë shtëpi e kam bërë unë bashkë me arkitektin e që fatura e arkitektit ka ardhë në emër timin e ish-bashkëshortit, e jo në emër të vjehrrit.

Këto padi për shpifje ndaj viktimave të dhunës bëhen me qëllim të heshtjes së tyre. Janë si ato paditë SLAPP ndaj gazetarëve. Por nuk do të ma mbyllni gojën kurrë, sepse jam në të drejtën time. Tjetër çështje është sa punojnë prokuroritë dhe gjykatat për zbardhjen e këtyre rasteve.

E unë do ta fitoj edhe këtë rast dhe prapë do ta bëj publike, veç sa për me e pa të gjithë deri ku mund të shkojë ligësia njerëzore e njerëzve të papërgjegjshëm. Ju po më dëmtoni në pronë, në fëmijë e në gjithçka dhe po ju pengon që unë po e tregoj të vërtetën? Nëse juve nuk iu vjen turp me mashtru e me rrejtë, pse duhet me më ardhë turp mua me tregu të vërtetën? E jo. Nuk do të heshti më kurrë!

Image
Padia
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat