Haradinaj bën homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit, në ditëlindjen e heroit

Aktuale

Haradinaj bën homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit, në ditëlindjen e heroit

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 11:21
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe dhe vendosur kurora me lule te shtatorja e Zahir Pajaziti, në ditëlindjen 61-të të heroit.

I shoqëruar nga familjarë dhe bashkëluftëtarë të heroit Zahir Pajaziti, Haradinaj, tha se Zahiri dhe bashkëluftëtarët e tij janë shembuj të atdhedashurisë dhe vetëmohimit, në kërkim të lirisë dhe të drejtës së shqiptarëve.

Nderojmë heroin Zahir Pajaziti. Kush do që ka bë mund dhe sakrificë për liri meriton nderim dhe respekt. Janë disa që vërtetë na obligojnë gjithë jetën, janë themeluesit e UÇK-së. Sot nderojmë Zahir Pajazitin në ditëlindjen e tij të 61-të”.

…ishte ndër luftëtarët e parë, themelues i UÇK, udhëheqës i UÇK edhe frymëzues i yni i asaj kohe. Lavdia e tij do të jetojë për jetë e mot. Gëzuar për jetë kujtimin për Zahirin”.

Zahir Pajaziti lindi më 1 nëntor të vitit 1962 në Orllan, të Podujevës, ndërkaq ra dëshmor më 31 janar të vitit 1997 në Pestovë Vushtrri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat