Gazetarja: Vuçiq s’e fut dot ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Aktuale

Gazetarja: Vuçiq s’e fut dot ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 16:36
Aleksander Vuçiq

Gazetarja Esmeralda Mulaj ka deklaruar Aleksandër Vuçiçit në këto momente i intereson tensioni me Kosovën pasi ai e ka dominuar skenën politike në Serbi përmes nacionalizimit.

Sipas saj, deklaratat e tij për Kosovës, janë retorikë për votat e brendshme pasi aktualisht ka probleme që nuk po i mbulon dot as me nacionalizëm.

“Vuçiçit do t’i interesonte shumë në këto momente tensioni me Kosovën se e ka dominuar jetën politike në Serbi me nacionalizmin.

Është i vetmi që nuk e lëshon Kosovën, ndaj bën deklarata provokuese për politike se e di që Kosovën e ka të humbur, e di që nuk mund të bëjë asgjë më shumë se ajo që bëri në Banjskë ushtrinë se fut dot në Kosovë se është NATO se për 30 sekonda bombardohet Beogradi. Bën retorikë për votat e brendshme, se ka shumë probleme të brendshme që nuk i mbulon dot me nacionalizëm”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat