Republika më e re në vizitë tek Republika më e e vjetër në Evropë/ Gërvalla lajmërohet nga San Marino

Aktuale

Republika më e re në vizitë tek Republika më e e vjetër në Evropë/ Gërvalla lajmërohet nga San Marino

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 09:47
Ministrja e Punëve të Jashtmë, Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtmë, Donika Gërvalla po qëndron për vizitë zyrtare në San Marino.

Atje është  takuar me homolugun e saj, Luca Beccari.

Me të cilin ka biseduar rreth marrëdhëniëve bilaterale mes dy vendeve, situatën gjeopolitike në Evropë si dhe sulmin e 24 shtatorit.

“Gjatë pritjes së ngrohtë të dy krerëve të shtetit, kapitenëve regjentë Filippo Tamagnini dhe Gaetano Troina, falënderova për pritjen e ngrohtë që San Marino iu ka bërë të dëbuarve nga Kosova në vitin 1999 si dhe për mbështetjen e vazhdueshme në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës si dhe theksova sukseset e Kosovës në fushën e sundimit të ligjit, demokracisë dhe zhvillimit ekonomik”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat