Haradinaj kujton heronjtë Afrim Zhitia e Fahri Fazliu: Jeta dhe vepra e tyre motivuan brezat për çlirimin e Kosovës

Aktuale

Haradinaj kujton heronjtë Afrim Zhitia e Fahri Fazliu: Jeta dhe vepra e tyre motivuan brezat për çlirimin e Kosovës

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 10:27
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar heronjtë Afrim Zhitia e Fahri Fazliu, në 34-vjetorin e rënies.

Haradinaj ka thënë se Afrimi e Fahriu janë atdhetarët e hershëm që me jetën dhe veprën e tyre motivuan brezat.

“Pa asnjë dyshim, Afrimi e Fahriu janë atdhetarët e hershëm që me jetën dhe veprën e tyre motivuan brezat që në fundshekullin e kaluar t’i japin fund robërisë përmes luftës sonë çlirimtare”, ka thënë Haradinaj. 

Statusi i plotë i Haradinajt: 

Ndër breza nuk kanë rreshtur përpjekjet e shqiptarëve për liri. Ato ishin të forta e të vendosura. 
Sot, në 34-vjetorin e rënies, kujtojmë e nderojmë dy heronjtë e kombit, Afrim Zhitia e Fahri Fazliu.

Ata i takojnë brezit të hershëm të lëvizjeve për liri, i atdhetarëve që ranë për çlirimin e Kosovës.

Pa asnjë dyshim, Afrimi e Fahriu janë atdhetarët e hershëm që me jetën dhe veprën e tyre motivuan brezat që në fundshekullin e kaluar t’i japin fund robërisë përmes luftës sonë çlirimtare. 

Lavdia u takon të rënëve në secilën etapë të historisë sonë të lavdishme!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat