“Po targetohet grupi i afërt me Thaçin”, OVL konfirmon bastisjen në shtëpinë e Isni Kilajt

Aktuale

“Po targetohet grupi i afërt me Thaçin”, OVL konfirmon bastisjen në shtëpinë e Isni Kilajt

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 12:23
Metush Kryeziu

Dhomat e Specializuara në Hagë janë duke kryer bastisje sot tek shtëpia e zyrtarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Isni Kilaj në Malishevë.

Kjo është konfirmuar nga krytari i OVL-UÇK-së në Malishevë, Metush Kryeziu.

“Te indinjuar me aktet e tilla qyqare . Në vazhdën e këtyre bastisjeve, pjesëtarë të EULEXIT ne mëngjësin e sotum vazhduan me bastisjen e shtepis te Komandantit Isni Kilaj .Çka po ndodhë . pse po targetohet një grup i njerëzve dhe ai grup i cili është i afërt me Thaçin. Tash më kjo gjykat ne munges te faktëve po benë spektakel. Turp!”, ka thënë ai.

Gjykata Speciale ka nisur bastisjet që nga e hëna.

Shënjestër e bastisjeve ishin katër ish-këshilltarët e presidentit Hashim Thaçi, Blerim Shala, Bashkim Smakaj dhe Artan Behrami e Ismail Syla.

E muaj më parë ishte bastisur edhe shtëpia e ish-këshilltarit tjetër, Adil Behramaj.

Këto operacione po mbështetën nga Policia e Kosovës dhe EULEX.

ZPS-ja gjatë ditës së djeshme tha se janë duke zhvilluar operacione të vazhdueshme në Kosovë, të cilat po mbështeten nga Policia e Kosovës dhe Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat