Kandiq: Njohja de-fakto gur themel për raportin Kosovë-Serbi

Aktuale

Kandiq: Njohja de-fakto gur themel për raportin Kosovë-Serbi

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 15:52
Natasha Kandiq

Drejtoresha e Qendrës për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, e cila përcjell në mënyrë aktive zhvillimet politike dhe raportin në mes të Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se njohja de-fakto e Kosovës nga Serbia është gur themeli i raporteve të mira në mes të të dy shteteve.

Kandiq ka shkruar se është e rëndësishme që të hiqet nga diskursi publik dhe politik përdorimi i gjuhës së urrejtjes.

Këtu Kandiq ka përmendur këtu referencën e Serbisë për Republikën e Kosovës “si e ashtuquajtur”.

“Është e rëndësishme që në Serbi, diskursi publik dhe politik të largohet nga përdorimi i gjuhës së urrejtjes- i ashtuquajturi shteti i Kosovës, i ashtuquajturi kryeministër. , të ashtuquajturit shqiptarë…”, ka shkruar Kandiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat