Çollaku thotë se mospërmbushja e kërkesave të NJSI do të ndikojë në rezultatin e punës

Aktuale

Çollaku thotë se mospërmbushja e kërkesave të NJSI do të ndikojë në rezultatin e punës

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 18:57
Fatmir Çollaku

Profesori i sigurisë, Fatmir Çollaku, thotë se mospërmbushja e kërkesave të Njësisë Speciale Interevenuese do të ndikojë në “moralin” e tyre në punë.

Sipas tij, “morali” në punë tregon atë gatishmërinë e pjesëtarëve të kësaj kategorie të Policisë së Kosovës për tu ballafaquar me sfidat më dramatike të sigurisë në vend.

“Mospërmbushja e këtyre kërkesave do të ndikojë, sipas analizës sime, fillimisht në moralin e tyre në punë. Morali në punë nënkupton atë gatishmërinë për t’u sfiduar në situatat edhe ma dramatike, gjë që deri tashmë kanë treguar suksesshëm atë gatishmëri dhe suksesshëm atë sfidim”, tha ai.

Çollaku, tha se nëse nuk do të ketë plotësim të kërkesave atëherë, do të ketë ulje të ulët të “moralit” të tyre në punë.

“Në qoftë se nuk ndryshon asgjë në kuptimin e plotësimin të kushteve të tyre dhe kërkesave që ata kërkojnë, që për mua janë të arsyeshme, atëherë ramje të lartë të përqindjes, pra një ramje e ulët e moralit të tyre në punë që automatikisht intereferon në përmbushjen e tyre, në përformancën ditore, në orë, përformancën mujore dhe në instancën e fundit në përmbushjen e tyre mandatare në frymën e krijimit të kushteve të një sigurie të qëndrueshme në Kosovë”, tha ai.

Njohësi i çështjeve të sigurisë tha se Njësia Speciale Intervesuese nuk mund të largohet përkohësisht dhe pastaj të kthehet.

“Nuk mund të largohet përkohësisht dhe të kthehet sërish Njësia Speciale Intervenuese e Policisë së Kosovës. Policët, ligji i obligon dhe mandati që të përmbushin detyrat e tyre të parapara me ligjin mbi Policinë dhe rregulloret e aktet të tjera, që specifikojnë saktësisht shumë detyra, shumë veprime dhe operacione të ndryshme gjatë plotësimit të mandatit të tyre. Ata nuk janë si shërbyesit civilë, as si agjencione të tjera të zbatimit të ligjit, të cilët në një situatë të caktuar mund të abstenojnë detyrën e tyre, sepse nuk u janë plotësuar kushtet. Jo, polici nuk mund të shkojë me revoltën e vetë deri në fund, polici e ka obligim kushtetues dhe ligjor të përmbush misionin dhe detyrat e veta që burojnë nga mandati që ka”, shtoi ai.

Dje, Njësia Speciale Intervenuese dhe Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive kanë protestuar para objektit të Qeverisë së Kosovës duke kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, rishikimin e vendimit për shtesat e rrezikshmërisë në punë.

Ata kërkuan kategorizim si njësi të veçanta, përfshirje në listën e ekspertëve, që rrezikshmëria të caktohet në 50% të pagës bazë, si dhe shtesa për kushte specifike të punës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat