Historiani i njohur britanik: Rezistenca e Skënderbeut ndaj otomanëve krijoi imazhin e shqiptarëve si heronj në Evropë

Aktuale

Historiani i njohur britanik: Rezistenca e Skënderbeut ndaj otomanëve krijoi imazhin e shqiptarëve si heronj në Evropë

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 22:45
Gjergj Kastrioti – Skenderbeu

Noel Malcolm, historiani i njohur britanik është duke dhënë një intervistë në Pressingtë T7.

Ai ka folur edhe për heroin shqiptar, Gjergj Kastriotin – Skenderbeun.

Për të Malcolm ka dekalruar se rezistenca e Skënderbeut ndaj otomanëve krijoi imazhin e shqiptarëve si heronj në Evropë.

”Më lejoni që ta theksoj fillimisht atë që sapo e thashë për keqinterpretimin e gjithçkaje në të kaluarën nga historiografia moderne si një përpjekje e thjeshtë. Do ta thosha saktësisht gjënë e njëjtë për historiografinë e serbëve, të bullgarëve, të grekëve. Argumenti im nuk ishte aspak specifik për shqiptarët. Ishte argument i përgjithshëm për atë se si, në retrospektivë, ekziston kjo prirje për të thjeshtësuar gjithçka në një temë, por ju pyetët për luftërat e shqiptarëve”.

Rasti i Skënderbeut ishte ndoshta më i famshmi në tërë Evropën për rezistencën ndaj shtetit osman. Për Skënderbeun, është ende çështje diskutimi mes hulumtuesve se cili ishte qëllimi afatgjatë politik, por mendoj se ky është shembull i fuqishëm i dikujt që deshi pavarësi nga Perandoria Osmane. Nuk jam shumë i sigurt nëse ai e donte atë në aspektin që ne do ta mendonim tani – shtet modern kombëtar – por ishte qartazi revoltë e rëndësishme për shumë dekada kundër Perandorisë Osmane dhe kjo krijoi një reputacion nëpër tërë Evropën për shqiptarët si heronj që luftonin kundër osmanëve dhe kishte shumë raste pasuese, prandaj nuk mendoj se kishte ndonjë mungesë, kur shikohen të dhënat në ato aspekte”, ka thënë ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat