Abazi: VV po e shkatërron sektorin privat, po krijon shtet të “mëshirës”

Aktuale

Abazi: VV po e shkatërron sektorin privat, po krijon shtet të “mëshirës”

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 23:26
Haki Abazi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, e ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se po e shkatërron sektorin privat.

Ai, tha se brenda kësaj partia nuk ka fare demokraci dhe se njerëzit në borde vendosen pa konsultim të brendshëm.

“Nuk ka debat në VV për asnjë çështje, ka vendim arbitrar nga jashtë për emrat që vendosen në borde, është problem i demokracisë, a është mosdije a ideologji, nëse dikush do me zbatu diktatin në sferat e shoqnisë”, tha ai.

“Për tri vite po shkatërrohet sektori privat, është duke u tha, po ndërtohet bindja për një shtet të mëshirës apo sadakës. 650 milionë janë dhënë me nga 100 euro apo 150, nuk është pa që sektori privat është ka vdes, sepse modeli ekonomik është i gabuar”, vijoi ai.

Abazi e përmendi edhe ministrin Liburn Aliu, i cili sipas tij, me ligjin për legalizimin e objekteve pa leje është duke e ngarkuar qytetarin e Kosovës.

“Nëse VV ka thënë kemi me i luftu oligarkët, sot krejt tokat bujqësore u kanë nënshtruar ndërtimeve pa leje. Liburn Aliu bjen ligj për legalizimin e objekteve pa leje që 20 vjet që janë bërë këtu, e ngarkon qytetarin, s’mund të jem me atë VV. Nuk kam hyrë në VV për ta bërë të pasur Liburn Aliu apo dhëndrin e tij”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat