Kamberi thotë se është i hapur për bashkëpunim me partitë e tjera shqiptare

Aktuale

Kamberi thotë se është i hapur për bashkëpunim me partitë e tjera shqiptare

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 23:49
Shaip Kamberi

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, është deklaruar i hapur për bashkëpunim me partitë tjera shqiptare në Luginë të Preshevës.

Kamberi, është optimist se mund të ketë unifikim të një liste për zgjedhje parlamentare që do të mbahen në Serbi.

“Një bashkëpunim pa kushtëzime është i mundur dhe një politikë që duhet ta kemi të qartë, ne mund të kemi një situatë në të cilën do të kemi një listë të përbashkët në momentin kur një ose dy deputetë do ta fitojnë mandatin ata të deklarohen se mandati është i yni dhe ne vazhdojmë rrugëtim ndaras nga ju. A do të ketë arsye? Një ndarje na pret ndoshta, qoftë përpara, qoftë mbrapa dhe cili është raporti politik i Luginës së Preshevës me Kosovës”, tha ai.

Kamberi, thotë është budallallëk të tentohet se Lugina e Preshevës zgjedh kryeministrin apo presidenten e Kosovës.

“Ne mund të kemi preferenca të caktuara në Kosovë për atë, ose për këtë parti politike, por është budallallëk të tentohet se Lugina e Preshevës e zgjedh kryeministrin në Kosovë apo presidenten. Nuk është problem te emri, është problem te koncepti. Një koncept politik, i cili vazhdon politikën e rezistencës ndaj këtij diskriminimi do të duhej të jetë mbizotërues. Ne në vitin 2020 e kemi pasur një listë të përbashkët, kemi arrit me i marrë 3 mandate, 3 mandate janë shumë me pretendu për faktin se atëherë ishte një situatë krejt tjetër, një situatë kur opozita kishte bojkotuar zgjedhjet në Serbi dhe koata e mjaftueshme për një deputet ishte 9 mijë vota tash në zgjedhjet e fundit e patëm 4 mijë vota, pra thjeshtë është vështirë të pretendojmë që të kemi 35-36 mijë”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat