Kamberi tregon se si Kurti tentoi t’i unifikojë partitë shqiptare në Luginë

Aktuale

Kamberi tregon se si Kurti tentoi t’i unifikojë partitë shqiptare në Luginë

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 23:53
Shaip Kamberi

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka tentuar disa herë që të krijojë një listë të përbashkët politike për partitë shqiptare në Luginë të Preshevës.

Kamberi, tha se Kurti ka tentuar të mbajë takim me partitë në zgjedhjet e 2022-tës.

“Unë jam dëshmitar që në zgjedhjet e 2022-tës, kryeministri Kurti tre herë ka pretenduar me na thirr në takim dhe me bë një listë të përbashkët. Për Luginën e Preshevës situata është krejt tjetër. Kryeministri Kurti në qëndrimin që e ka pasur në takimin në të cilin kanë qenë të gjitha partitë politike, përveç APN-së, veç kryetari, është ftuar në telefon po të presim edhe një orë eja, nuk ka ardhur. Do të thotë, tre takime janë tentuar dhe nëse ai nuk ka ardhur në takim me një paragjykim se ky na imponoi një zgjidhje në të vërtetë krejtësisht tjetër ka qenë qëndrimi. Atëherë nuk mund të thuash se ai ka faj”, tha ai.

Sipas tij, për situatën aktuale në Luginë të Preshevës fajin e kanë partitë politike, që siç thotë Kamberi janë krijuar nga ambiciet e shqiptarëve.

“Fajet në Luginë të Preshevës ekzistojnë me kohë 7-8 parti politike, nuk i ka bërë Albin Kurti, nuk i ka bërë Hashim Thaçi, nuk i ka bërë Ramush Haradinaj, ato i kanë bërë ambiciet e shqiptarëve atje për të qenë… Do të ketë tentativa për të unifikuar aspektin politik, do të shohim, sepse pashmangshëm atje në zgjedhjet parlamentare ndikojnë edhe ambiciet për listat lokale”, shtoi ai.

Në dhjetor të këtij viti, Serbia do të mbajë zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat