Kadrijaj: Minatorët po trajtohen si në kohën e Millosheviqit

Aktuale

Kadrijaj: Minatorët po trajtohen si në kohën e Millosheviqit

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 23:55
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka thënë që qeveria e Kosovës po i trajton minatorët kosovarë siç janë trajtuar në kohën e presidentit serb, Sllobodan Millosheviq.

“Që 24 vjet pas luftës, minatorët e Trepcës të futen në grevë dhe të injorohen në këtë mënyrë, dhe të trajtohen në mënyrë të padinjitetshme, kësi trajtime kanë pasë veç në regjimin e Millosheviqit dhe të trajtohen nga një qeveri e Kosovës, nga një kryeministër i Kosovës, në këtë formë, është e patolerueshme”, ka thënë Kadrijaj në Edicionin Special të Klan Kosovës.

“Ata janë trajtuar në këtë mënyrë në periudhën e paraluftës në periudhën e Millosheviqit që i kanë trajtuar dhe i kanë keqtrajtuar dhe tash ku është dialogu social?

Pse qeveria nuk ulet me minatorët e Trepçës të ulen dhe të debatojnë një zgjidhje? Ne nuk po e shohim këtë insistim të kësaj qeverie për me ba zgjidhje?”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat