Sot takohet stafi i Trepçës me Bordin, shqyrtohen kërkesat e minatorëve

Aktuale

Sot takohet stafi i Trepçës me Bordin, shqyrtohen kërkesat e minatorëve

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 07:56
Foto ilustrim

Bordi mbikëqyrës i Trepçës i ka ftuar për takim sot drejtorët e njësive, inxhinierët dhe kryepunëtorët e kësaj ndërmarrjeje.

Siç raportoi RTK, takimi është thirrur të mbahet nga ora 12:00.

Ndryshe, sot bëhen 11 ditë prej kur minatorët e Trepçës kanë hyrë në protestë si shenjë pakënaqësie.

Ata po kërkojnë përmbushjen e kërkesave të tyre, e që përfshijnë përmirësim të kushteve të punës, pagë të rregullta, sigurime shëndetësore dhe largimin e kryeshefit të ndërmarrjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat