Kurti, opozitës për draft-statutin: Nuk e kam pranuar

Aktuale

Kurti, opozitës për draft-statutin: Nuk e kam pranuar

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 12:37
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk e ka pranuar ende draftin për Asociacionin meqë nuk është nënshkruar.

Por, ai tha se ka ofruar nënshkrimin e atij drafti dhe tha se e ka shqyrtuar edhe me kujdes dhe me mëdyshje, por se nuk mund ta bëjë publik meqë është kërkesë e ndërmjetësve. 

“S’e kam pranuar ende, nuk e kam pranuar. Dhe kurrfarë pranimi nuk vjen në shprehje pa e parë ju. Sepse se kam pranuar dhe ajo çfarë kam ofruar është që ta nënshkruaj dhe si rrjedhojë ta pranoj. Meqenëse s’ka nënshkrim, s’ka pranim. S’ka pranim – s’ka zbatim.  Vetëm nënshkrimi nënkupton pranim”.

“Pesë emisarët më kërkuan garancione [për të mos e zbuluar draftin]. Më duhet t’i qëndroj besnik kërkesës së tyre”.

“Brukseli thotë që ne kemi marrëveshje, më 27 shkurt dhe 18 mars. Kjo s’është nënshkruar nga pala tjetër, rrjedhimisht as nga ne, përkundër gatishmërisë. Brukseli ka thënë qartë që ne kemi marrëveshje dhe është përfshirë në konkluzionet e KE. Nga pikëpamja e Brukselit është marrëveshje edhe nga e jona. Më shumë se kaq s’mund të them për hollësitë e draft-statutit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat