Tahiri: Përmes raportimit të vonuar në Kuvend, Kurti po i bën favor Vuçiqit

Aktuale

Tahiri: Përmes raportimit të vonuar në Kuvend, Kurti po i bën favor Vuçiqit

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 13:20
Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri në Kuvend ka deklaruar se kryeministri i vendit, Albin Kurti me përmes raportimit të sotëm i cili sipas Tahirit është i vonshëm, me apo pa dashje po i bën favor presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Kjo për shkak se sipas Tahirit, kryeministri nuk po shpalosë informacione të draftit dhe po i mban në raport konfidencial.

“Është një papërgjegjsi totale prej një udhëheqësi të shtetit të Kosovës, prej një kryeministri. Është për keqardhje që përmes këti raportimi të vonuar sot mund të pësojmë për gjëra përmes të cilave, me dashje apo pa dashje Albin Kurti po i bën favor Aleksandar Vuçiqit, duke mos shpalosur informacione dhe duke i mbajtë në raportin  konfidencial. Sikur ky kryeministër t’i besonte vullnetit të sovranit dhe të popullit, kurrë nuk do të pranonte që informacionet vitale për Republikën e Kosovës të trajtuara në dialog, të mbahen në konfidencë, larg syve të qytetarëve, larg Kuvendit pa përfshirjen e tyre dhe pa besimin e shumicës”, tha ai.

Tutje Tahiri deklaroi se një qasje e papërgjegjshme e kryeministrit Kurti nuk do të duhej ta kishte një kryeministër teknik e lërë më një kryeministër i cili sipas Tahirit, e ka shumicën e popullit.

“Një qasje e tillë e papërgjegjshme nuk do të duhej ta kishte një kryeministër teknik e leje më një kryeministër i cili e ka shumiën e popullit të Kosovës. Pra ky kryeministër duke mos pasë fuqi, duke mos pasur synim strategjik për ta shtyrë përpara një dialog një agjendë të hapur, të guximshme në favor të shtetit të Kosovës në mënyrë transparente me miqt tanë ndërkomëbatrë me Amerikën me BE-në, i kanë dhënë shkas miqve tanë që fillimisht të njëjtit të shprehin mosbesim ndaj tij si përfaqësues i popullit të Kosovës e pastaj mosbesim edhe si përfaqësues i Qverisë së Kosovës”, shtoi Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat