Lushtaku: Kurti dhe njerëzit e tij po tentojnë të njollosin ata që ndodhën në Hagë

Aktuale

Lushtaku: Kurti dhe njerëzit e tij po tentojnë të njollosin ata që ndodhën në Hagë

Nga: H.O. Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 19:21
Mergim Lushtaku

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, Mergim Lushtaku në një postim të tij në rrjetet sociale, ka thënë se Albin Kurti dhe njerëzit e tij po tentojnë të njollosin ata që ndodhen në Hagë.

AI thotë se, sipas tyre, ‘Beogradit i mungojnë të njejtët që i dënonte me nga 20 vite burg’.

Postimi i plotë:

Albini e zagarët e tij na thanë që Vuçiçi e Beogradi po i kërkojnë për marrëveshje liderët e Kosovës, pra ata që luftuan e që shpallën pavarësinë e vendit.

Këta që flasin shqip, tentojnë ti njollosin ata që sot ndodhën në Hagë, si pasojë e bashkëveprimit të Beogradit, Moskës e bijve të tyre këtu në Kosovë.

Sipas tyre Beogradit i mungojnë të njejtët që i dënonte me nga 20 vite burg.

Nuk ka fjalë që përshkruan hipokrizinë e tyre.

HISTORIA NUK MUND TË RISHKRUHET!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat