Dyshohet se ra nga objekti i hotelit në Vërmicë, sot i jepet lamtumira e fundit 78-vjeçarit

Aktuale

Dyshohet se ra nga objekti i hotelit në Vërmicë, sot i jepet lamtumira e fundit 78-vjeçarit

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 11:30
Izer Pulaj

Një person dyshohet se ka rënë dje nga një lartësi e një objekti të një hoteli ‘Lake Side’ në Vërmicë, si pasojë edhe ka humbur jetën.

Perosni që ka humbur jetën është Izer Pulaj. Ndërsa varrimi i tij do bëhet sot në ora 15:00

Ndryshe, rastin e ka konfirmuar edhe policia.

Image
Izer Pulaj

“Policia e Kosovës bashkë me Prokurorinë kanë nisur hetimet për një rast që ka ndodhur në Vërmicë, ku një person dyshohet se ka rënë nga një objekt që është në ndërtim e sipër dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante, ku mjeku ka konstatuar vdekjen. Rasti është cilësuar si ‘Hetim i vdekjes’”, tha Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat