Reagime ndaj Kurtit për hekurudhën, Rukiqi: Përurim i projekteve të papërfunduara, as nuk janë nisur nga ta

Aktuale

Reagime ndaj Kurtit për hekurudhën, Rukiqi: Përurim i projekteve të papërfunduara, as nuk janë nisur nga ta

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 22:20
Pamje nga përurimi

Po vazhdojnë reagimet ndaj kryeministrit të vendit, Albin Kurti pasi ky i fundit me pjesëtarë të kabinetit të tij morën pjesë në përurimin e tuneleve dhe rihapjen e linjës hekurudhore Hani i Elezit – Fushë Kosovë.

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se po përurohen projekte të papërfunduara.

Veç kësaj, ai ka thënë se këto projekte, as nuk janë nisur nga qeveria aktuale.

“Perurim te projekteve te paperfunduara. As keto qe po i perurojne, nuk jane nisur nga ta.” – ka shkruar ai.

Vlen të theksohet se për këtë çështje, më herët reagoi edhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat