Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve diskutoi për kërkesat e minatorëve

Aktuale

Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve diskutoi për kërkesat e minatorëve

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 22:06
Foto ilustrim

Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve ka mbajtur sot një mbledhje të jashtëzakonshme, ku ka diskutuar për situatën e krijuar së fundmi në Ndërmarrjen Trepça SH.A dhe ka caktuar prioritetet për kërkesat e minatorëve.

Bordi, në bazë të prioriteteve, ka dhënë disa rekomandime dhe vendime: Rekomandim që të punohet në ngritjen e përfomances së ndërmarrjes, për të siguruar stabilitet financiar dhe rrjedhimisht paga e punonjësve për muaj të ekzekutohet jo më larg se data 10 e muajit pasues, vendim që të hapet konkursi për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv të Trepça Sh.A, duke qenë se kjo pozitë ka qenë me ushtrues detyre për periudhë pothuajse 2 vjeçare

Bordi gjithashtu thotë se ka marrë, vendim që Menaxhmenti i Trepça me urgjencë të formojë komision për të paraqitur gjendjen saktë të kushteve të punës dhe të punoj në identifikimin dhe ofrimin e kushteve më të mira të punës, si dhe shqyrtim i vendimeve në vazhdimësi konform rregullave dhe ligjeve në fuqi,  posaçërisht ato për situatën e krijuar së fundmi.

Bordi siguroi edhe njëherë menaxhmentin që do të vazhdojë të punoj në të mirë të Ndërmarrjes dhe me profesionalizëm e përkushtim do të identifikojë dhe trajtojë të gjitha çështjet me qëllim të avansimit të objektivave strategjike të Ndërmarrjes.

Greva e minatorëve të Trepçës ka përfunduar në ditën e 10-të, më 3 nëntor, pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet minatorëve dhe zyrtarëve të Ministrisë së Ekonomisë.

Kërkesat e minatorëve grevistë ishin që pagat t’u dalin me kohë, të ketë përmirësim të kushteve të punës, t’u bëhet sigurimi shëndetësor si dhe të shkarkohet menaxhmenti i Trepçës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat