Grabovci: Thaҫi, Veseli, Krasniqi, Selimi gjasat i kishin të vdesin kodrinave, ishin të vetëdijshëm që Serbia nuk na falë përjetë

Aktuale

Grabovci: Thaҫi, Veseli, Krasniqi, Selimi gjasat i kishin të vdesin kodrinave, ishin të vetëdijshëm që Serbia nuk na falë përjetë

Nga: H.O. Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 19:56
Adem Grabovci

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adem Grabovci në një postim të tij në facebook shkruan se ai dhe pjesëtarët tjerë të UҪK-së nuk e zgjodhën fatin e tyre, por ju imponua.

AI shkruan se nuk ndiheshin rehat me regjimin e Serbisë ‘që na dhunonte motrat e gratë e gjakut, na merrte vëllezërit më të mirë në sherbim e na kthente në arkivole, na torturonte ditën e natën, na shkeli e përndjeki gjithsecilin/en që kishte ambicie e dëshironte të studionte, me regjimin që nxiste urretje e vëllavrasje, nuk mund të bashkëjetonim, andaj edhe vum jetën dhe familjet tona në rrezik ditor, ishim të vetdijshëm për rrugën që na priste, andej edhe bëmë qendresë të madhe’.

Postimi i plotë:

E kam thënë shpesh, Ne, nismetarët e aksioneve të ndryshme ilegale, krijuesit e celulave të para të ilegalistëve që pastaj fatin e kishin të ishim bartës të luftës për çlirim, nuk e zgjodhëm fatin tonë, na u imponua....

Ne, nuk ishim rehat me regjimin e Serbisë, që na dhunonte motrat e gratë e gjakut, na merrte vëllezërit më të mirë në sherbim e na kthente në arkivole, na torturonte ditën e natën, na shkeli e përndjeki gjithsecilin/en që kishte ambicie e dëshironte të studionte, me regjimin që nxiste urretje e vëllavrasje, nuk mund të bashkëjetonim, andaj edhe vum jetën dhe familjet tona në rrezik ditor, ishim të vetdijshëm për rrugën që na priste, andej edhe bëmë qendresë të madhe.

Asnjëri nga ne, nuk e mendonte të ardhmen e vet, të thotë dikush sot, se ne do jetonim gjatë, ishte ëndër, kauza jonë ishte për fëmijet, për gratë për prinderit e vendit tonë.

Hashim Thaqi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi e të tjerët, gjasat më të mëdha i kishin të vdisnin malëve e kodrinave, në aksione e beteja, se të jetonin e "gëzonin" lirinë e sjellur, me pushkë e pend.

Po, edhe kur u çliruam, ishim të vetdijshëm që Serbia nuk do na fal përjetë...

Por kemi qenë të gatshëm kur nuk kishim asnjë shpresë, asnjë ndihmë, sot, as që diskutohet. SERBIA DO NA KETË PËRBALLË GJITHMONË, për Kosovën.

Historia është shkruar me gjakun e dëshmorëve dhe mburojën e shokëve të tyre të metejme, ajo nuk rishkruhet e as nuk ndryshohet.

Çlirimtarët veç drejtësi presin, andaj...

Faqebardhë e ballëlartë, ju presim në Kosovë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat