Sërish protestë e Njësisë Speciale

Aktuale

Sërish protestë e Njësisë Speciale

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 07:45
Policia e Kosovës

Njësia Speciale Intervenuese do të protestojë sërish sot për të shprehur pakënaqësinë për pagat, rrezikshmërinë dhe shtesat.

Ata do të protestojnë para objektit të qeverisë në qendër të Prishtinës.

Protesta e tyre e parë u mbajt gjashtë ditë më parë.

Sipas propozimit të Qeverisë prezantuar dy javë me parë, shtesat për njësitë elitare Njësia Speciale Intervenuese, Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë dhe Njësia për Mbrojtje të Afërt), janë nga 150 euro shtesë pagës bazë.

120 euro shtesë për Njësitë Speciale Operative, K-9 dhe njësia për eksplozivët dhe deminim.

Pjesëtarët e patrullave kufitare do të përfitojnë nga 100 euro në muaj, ndërsa pjesëtarët e hetuesisë nga 75 euro shtesë në muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat