Përfundon takimi i Lajçakut me ambasadorët

Aktuale

Përfundon takimi i Lajçakut me ambasadorët

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 10:44
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ka përfunduar një takim i madh i emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak me të gjithë ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian të akredituar në Kosovë.

Takimi është zhvilluar në zyrat e Brukselit në Prishtinë, përderisa është folur në detaje sesi të ecet përpara në dialogon Kosovë-Serbi dhe integrimet evropiane.

Ky takim erdhi në kohën kur BE-ja e ka në plan publikimin e Raportit të Progresit.

Lajçak me të përfunduar takimin me ambasadorët, e ka nisur atë me krerët e partive opozitare në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat