Palestinezët, mirënjohës për solidaritet, por e kundërshtojnë ambasadën e Kosovës në Jerusalem

Aktuale

Palestinezët, mirënjohës për solidaritet, por e kundërshtojnë ambasadën e Kosovës në Jerusalem

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 17:03
Redaktori i gazetës zvicerane Le Canton27.ch në bisedë me ambasadorin e Palestinës në OKB z. Ibrahim Khraishi

Ambasadori palestinez në OKB në Gjenevë, Ibrahim Khraishi tha se i është mirënjohës popullit të Kosovës për solidaritet me popullin palestinez, por, vendosja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem, për ta është e papranueshme.

Ai nuk përmendi nëse Palestina do ta njohë pavarësinë, por tha se fillimisht Kosova duhet ta zhvendosë ambasadadën për në Tel Aviv.

“Ne e vlerësojmë që kosovarët po solidarizohen me popullin palestinez gjatë këtij gjenocidi kundër palestinezëve tanë, civilëve tanë në Gaza, por ne kemi një problem me Kosovën që vendosët ju, udhëheqja juaj për të hapur një Ambasadë në Jerusalem. Kjo tashmë është e pranueshme për ne. Është shkelje e legjitimitetit ndërkombëtar dhe të së drejtës ndërkombëtare.

Pra, shpresoj se Kosova, lidershipi i Kosovës, do ta rishqyrtojë këtë dhe për ta mbyllur këtë Ambasadë në Jerusalem. Ne duam që ata të shkojnë në Tel Aviv dhe kjo do të na hapë dyert që të mendojmë ndryshe për Kosovën dhe popullin e Kosovës.

Por, ne i urojmë kosovarëve gjithë paqen dhe qetësinë, sepse nuk duam të shohim asnjë luftë apo konflikt. Ne e dimë atë më shumë se kushdo”, tha Khraishi përgazetën zvicerane në gjuhën shqipe Le Canton27.ch

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat