Halimi e LDK-së: Qytetarët nuk duan të dëgjojnë interpretime, por draft-statutin, s'ka çfarë të fshihet

Aktuale

Halimi e LDK-së: Qytetarët nuk duan të dëgjojnë interpretime, por draft-statutin, s'ka çfarë të fshihet

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 00:23
Sibel Halimi

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sibel Halimi, ka ritheksuar qëndrimin e kreut të partisë së saj se aktualisht, Kosova gjendet në “terr informativ”.

Ajo ka theksuar se qytetarët nuk kanë të nevojë “të dëgjojnë interpretime”, por duan të dinë për draft-statutin për Asociacionin.

“Nëse nuk ka çfarë të fshihet, nuk ka pse të mbahet mister ky dokument.” – ka thënë ajo.

"Llogaridhënia e transparenca janë dy komponentet kryesore të një qeverisje të mirë. Fatkeqësisht, jemi në një terr informativ. Për asgjë nuk jemi të informuar. Qytetarët nuk duan të dëgjojnë interpretime, por draft-statutin. Nëse nuk ka çfarë të fshihet, nuk ka pse të mbahet mister ky dokument." - ka thënë Halimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat