Ndërroi deklaratën për “Gjarpnin” para Hagës, familja Imeri i reagon ashpër Dedajt: Gënjeshtra!

Aktuale

Ndërroi deklaratën për “Gjarpnin” para Hagës, familja Imeri i reagon ashpër Dedajt: Gënjeshtra!

Nga: A.Zh Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 08:35
Haki Abazi, Hashim Thaçi

Edhe familja e veprimtarit të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Imeri, ka reaguar për deklarimet e Gjergj Dedajt, në Gjykatën e Hagës, në procesin kundër ish-krerëve të UÇK-së.

Sipas kësaj familjeje, ndërrimi i deklaratave nga ish-ambasadori i Kosovës në Shkup, do ta dëmtojë të akuzuarin dhe vet Dedajn, përcjell Bota sot.

Familja Imeri, i vlerëson si gënjeshtra deklaratat e Gjergj Dedajt.

“Dëshmitarët duhet ta thonë të vërtetën, dëshmitari që ndërron deklaratat, i han fjalët e veta dhe ngrihet kundër atyre deklaratave të mëhershme që i ka dhënë, e dëmton të akuzuarin dhe vetveten.

Gjergjie dikur e ka thënë të 'vërtetën' e ngjarjeve të hidhura në raport me 'Gjarpnin', e sot i ndryshon fjalët, kjo metodë nuk ndihmon “Gjarpnin” e as Gjergjin.

I gjori Gjergj, dhjetëra vajtime, deklarata publike, intervista nëpër misionet ndërkombëtare, ankesa e kërkesa të panumërta për trajtimin mizor që ia kishte bërë Hashim Thaçi gjatë luftës, provon t'i shndërrojë në pallavra.

Të njeh Kosova Gjergj... gënjeshtra atëherë e gënjeshtra tash kur e flet të vërtetën Gjergj?!”, shkruhet në postimin e familjes së Haki Imerit, në Facebook.

Dedaj, kohë më parë kishte akuzuar Hashim Thaçin për maltretim e torturim gjatë luftës në Kosovë, por në dëshminë në Hagë ai deklaroi krejt të kundërtën.

Si dëshmitari i 33-të i Gjykatës Speciale në procesin ndaj Thaçit dhe të tjerëve, Gjergj Dedaj ka thënë se 90 për qind të deklaratave që i ka dhënë pas luftës nuk ka qenë normal dhe në gjendje që ta thotë të vërtetën./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat