Osmani takon Presidentin e Singaporit, flasin për thellim të marrëdhënieve në fushën e bashkëpunimit ekonomik

Aktuale

Osmani takon Presidentin e Singaporit, flasin për thellim të marrëdhënieve në fushën e bashkëpunimit ekonomik

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 11:14
Pamje nga takimi

Presidentja Vjosa Osmani po qëndron për vizitë pune në Singapor, ku është takuar me Presidentin e Singaporit, Tharman Shanmugaratnam.

Osmani ka thënë se të njëjtin e ka uruar për marrjen e detyrës dhe se kanë pasur një diskutim përmbajtësor për thellimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve tona, sidomos në fushën e bashkëpunimit ekonomik.

“Falënderoj Presidentin e Singaporit, Tharman Shanmugaratnam për pritjen e ngrohtë!

Presidentin Shanmugaratnam e urova për marrjen e detyrës dhe njëkohësisht patëm diskutim përmbajtësor për thellimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve tona, sidomos në fushën e bashkëpunimit ekonomik. ”, ka shkruar Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat