Humolli: VV si partitë e tjera, nuk po e dëgjon popullin por ndërkombëtarët

Aktuale

Humolli: VV si partitë e tjera, nuk po e dëgjon popullin por ndërkombëtarët

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 21:35
Fatmir Humolli

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje në pushtet është bërë sikurse partitë e tjera të Kosovës.

Ai, në “Debat Plus” ku po diskutohet për dialogun Kosovë-Serbi, specifikisht Asociacionin, tha se VV-ja nuk po i dëgjon kërkesat e popullit, por vetëm ato të ndërkombëtarëve.

Sipas tij, në fund rezultatet do të jenë të njëjta, sikurse kur ishin partitë opozitare më herët në pushtet.

Muholli foli edhe për interpelancën e kryeministrit Albin Kurti në Kuvend të Kosovës, ku u diskutua për draft-statutin e Asociacionit. Ai tha se të gjitha partitë bënin garë se kush e dëshiron më shumë themelimin e Asociacionit.

“VV e ka zgjedhur rrugën që është zhvilluar prej partive tjera mos me dëgju popullin, por ndërkombëtarët, kjo do të çojë në rezultatet e njëjta. Seanca e fundit ka treguar se është bërë garë politike cili po e zbaton Zajednicën më shumë, apo është bërë garë pse s’na keni lënë ta bëjmë Zajednicën. Kuvendi ka qenë unik pro një Zajednice, të supozume, pa pasur dokumente e të dhëna të sakta”, tha ai.

Humolli tha se në atë seancë, Kurti bëri lojë politike.

“Albini bëri politkë në kuvend, me politizu popullin me përça jo për me zgjidhë problemin”, tha ai.

Humolli e kritikoi Kurtin edhe për mospublikimin e draft-statutin për Asociacionin, duke thënë se është dashur t’u tregojë deputetëve dhe qytetarëve se cfarë është biseduar në Bruksel.

“Si po qasen duke e injoruar popullin, duke injoruar fjalën e dhënë, tash institucionet tona, më parë e mbajnë fjalën me ndërkombëtarët, mos me I tregu popullit cka kanë biseduar, se që e mbajnë fjalën me qytetarët, kur s’e man fjalën gjithçka pritet, nuk ka befasi… Kur bëjmë analizë, duhet me faktu, përmes fakteve me i ofru qytetarëve që me u informu qytetarët, a është informu. Me qytetarët po bën lojëra komplet klasa politike”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat