Sveçla: Mandati i dytë i Ahmetit ka qenë më i dobëti në kryeqytet, Rama po i bën konkurencë

Aktuale

Sveçla: Mandati i dytë i Ahmetit ka qenë më i dobëti në kryeqytet, Rama po i bën konkurencë

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 00:03
Gëzim Sveçla

Shefi i asamblistëve të Vetëvendosjes në Komunën e Prishtinës, Gëzim Sveçla ka kritikuar qeverisjen e tanishme të Perparim Ramës në kryeqytet, për të cilën tha se po i bën disa punë siç tha ai, “makiazh” sa për tu dukur para qytetarëve.

Sveçla tha se shumica e projekteve të mëdha të cilat i kishte premtuar i pari i kryeqytetit, Përparim Rama as që kanë filluar.

“Shumica e projekteve të mëdha të cilat janë premtuar para dy viteve as që kanë filluar, ndërkohë që po bëhen disa punë kisha me i quajtë kozmetike, makiazh sa për tu parë nga ana e qytetarëve, të cilat janë të mirëseardhura gjithsesi por të cilat nuk janë të mjaftueshme dhe nuk janë ato të cilat kishin me lehtësu jetën e qytetarëve në Prishtinë”, tha ai.

Madje sipas Sveçlës mandati i dytë i qeverisjes me Prishtinën nga kryetari i atëhershëm, Shpend Ahmeti ka qenë ndër mandatet më të dështuara në kryeqytet, por që sipas tij, konkurencë në këtë drejtim i bën vetëm qeverisja e Përparim Ramës.

“Me përgjegjësi shumë të plotë them se Prishtina sot është në shumë segmente më keq sesa ka qenë para fillimit të kësaj qeverisje. Mandati i dytë i Shpend Ahmetit ka qenë një ndër mandatet më të dështuara në qeverisjen e Prishtinës, e fatkeqësisht konkurencë në këtë drejtim i bën vetëm qeverisja e Përparim Ramës”, shtoi Sveçla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat