Dëshmitari i dytë i sotëm me masa mbrojtëse, procedurat kryesisht private

Aktuale

Dëshmitari i dytë i sotëm me masa mbrojtëse, procedurat kryesisht private

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 15:04
Ish- krerët e UÇK-së

Në Gjykatën Speciale në Hagë po vazhdon edhe sot seanca ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dëshmitari i dytë i sotëm dëshmon me masa mbrojtëse.

“Dëshmitari i dytë i sotëm është caktuar të dëshmojë me masa mbrojtëse. Prandaj, procedurat duhet të jenë kryesisht private. Prokuror është Lies van Welde”, ka thënë  zëdhënësi për media i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Christopher Bennett.

Sot, dëshmitari i parë ishte Dragan Ivanisheviq, i cili ishte dëshmitari i 34-të kundër krerëve të UÇK-së në Hagë. Ky pretendon të jetë rrëmbyer bashkë me një tjetër serb në shkurt të vitit 1999, por që sipas tij, ia doli të arratiset. Por, Ivanisheviq që nga marsi ishte bashkuar me Ushtrinë e Serbisë në kohën e luftës. Detaje nga dëshmia e tij:

Më 9 shkurt të vitit 1999, Dragan Ivanisheviq, pretendon të jetë rrëmbyer nga disa pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Bashkë me të ishte edhe serbi tjetër, Velko Markoviq. Ky i fundit që edhe sot figuron si i zhdukur.

Megjithatë, gjatë marrjes në pyetje nga avokatët, dëshmitari e konfirmoi se ka qenë ushtar i Serbisë në kohën e luftës në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat