Deputeti i Vetëvendosjes thotë se nuk e ka parë draftin e Asociacionit

Aktuale

Deputeti i Vetëvendosjes thotë se nuk e ka parë draftin e Asociacionit

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 21:38
Salih Zyba

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba bën të ditur se nuk ka një afat se kur mund të bëhet publik drafti i Asociacionit.

Zyba thotë se nuk e ka parë draftin, teksa theksoi se i njëjti duhet të sqarohet në opinion, para se të ketë një vendim përfundimtar.

“Jo nuk e kemi pa, personalisht jo se jo…nuk them kur me afat, por është një kusht që para se të ecet në procedura të tjera duhet të dihet opinioni të sqarohet. Që nënkupton që para se të ketë vendim përfundimtar, duhet të ketë opinion publik”, deklaroi ai.

Drafti i Asociacionit iu prezantua Kosovës dhe Serbisë më 21 tetor nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian (BE), Shteteve të Bashkuara (SHBA), Francës, Gjermanisë dhe Italisë, ndërsa ende nuk është bërë publik për opinionin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat