Hajdari: Raporti i KE-së vë në pah progresin e arritur në MINT

Aktuale

Hajdari: Raporti i KE-së vë në pah progresin e arritur në MINT

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 22:36
Rozeta Hajdari

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, tha se raporti i Komisionit Evropian për Kosovën, ndër shumë suksese të Qeverisë, vë në pah edhe progresin e arritur nga puna e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Postimi i plotë:

Raporti i Progresit i Komisionit Evropian për Kosovën, ndër shumë suksese të Qeverisë sonë, vë në pah edhe progresin e arritur nga puna e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Republika e Kosovës, sipas Raportit të Progresit të Komisionit Evropian, për periudhën qershor 2022 - qershor 2023, ka bërë progres të dukshëm, në veçanti duke plotësuar kornizën legjislative në përputhje me direktivat e BE-së, të hartuara nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, e poashtu me rritjen e performancës së Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë - KIESA-së për vitin 2022, duke e quajtur përmirësim të fuqishëm, si dhe në përmirësimin e dukshëm të mbikëqyrjes së tregut.

Nëpërmjet kapitujve të Raportit të Progresit, përmendet puna e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, si në vijim:

Tek kapitulli i Lëvizjes së Lirë të Mallrave, vlerësohet:

Miratimi i Ligjit për Sigurinë e Përgjithshme të Produkteve.

Miratimi i Ligji për Mbikëqyrjen e Tregut, në përputhje me kornizën ligjore të BE-së.

Miratimi i Ligjit për Inspektime, që ka rritë përgjegjësinë e Inspektoratit dhe ka unifikuar rregullat për produktet jo-ushqimore.

Fillimi i zbatimit të Programit për Zvogëlim të Barrierave.

Miratimi i legjislacionit në përputhje me EU acquis, ku në veçanti përmenden aktet normative për paisjet me presion, paisjet me gaz, paisjet e mbrojtes dhe produktet e ndërtimit.

Licencimi i 9 laboratorëve testues dhe 9 trupave inspektues.

Realizimi i 2,830 inspektimeve për siguri të produkteve, shqiptimi i 311 gjobave, procedimi i 195 lëndëve dhe konfiskimi i 5,705 produkteve të dëmshme.

Tek Liria e Lëvizjes së Shërbimeve, është vlerësuar:

Puna në zbatimin e planit pesë vjeçar të direktivës evropiane të shërbimeve dhe formimi i grupit punues ndër-ministror me qëllim të monitorimit të zbatimit.

Tek Kapitulli i së Drejtës së Kompanive, vlerësohet:

Miratimi i dy akteve nënligjore si fillim i zvogëlimit të dallimit në harmonizim përmes Udhëzimit Administrativ për Regjistrim të Bizneseve dhe Udhëzimit Administrativ për Regjistrimin e Zyrave të Kompanive të huaja.

Miratimi i Kodit për Qeverisje Korporative në harmoni me standardet ndërkombëtare dhe parimet e OECD-së për qeverisje korporative.

Në hartim e sipër, Ligji i ri për Shoqëritë Tregtare që synon harmonizim të mëtejmë me legjislacionin e BE-së, duke theksuar faktin se do të trajtojë çështjet si, kapitalin fillestar të bizneseve, të drejtat e aksionarëve, aspektet e publikimit të informatave të bizneseve dhe degëve të tyre.

Tek Kapitulli i Pronësisë Intelektuale/pronësia industriale, vlerësohet:

Miratimi i 5 Ligjeve dhe 7 Udhëzimeve Administrative si dhe veprimet e ndërmarra nga Inspektorati në zbatim të legjislacionit të kësaj fushe.

Sa i përket Kapitullit për Politikat Sektoriale, Industrinë dhe NVM-të, vlerësohet qartë:

Hartimi i Strategjisë ambicioze për Zhvillim Industrial dhe Mbështetje të Bizneseve.

Përgatitja e analizave të strukturuara të sektorëve industrial.

Përmirësimi i performancës së KIESA-së për vitin 2022, duke përmendur termin përmirësim i fuqishëm/theksuar.

Organizimi i një numri të madh të akiviteteve që kanë promovuar bizneset dhe organizimi i panaireve të shumta të bizneseve.

Rritja e investimeve të huaja për vitin 2022, me 43.6% për periudhën janar - shtator 2022.

Përfshirja e Kosovës në Programin e BE-së “Tregu i Përbashkët” me vlerë 4.2 miliard euro.

Zgjerimi i Fondit Kosovar për Garanci Kreditore dhe rritja e portfolios së kredive për NVM-të.

Miratimi i Ligjit për Parqet Industriale dhe Teknologjike.

Miratimi i Ligjit për Investime të Qëndrueshme.

Sa i përket çështjeve tregtare, Kosova ka bërë progres në zbatimin e planit të veprimit të tregut të përbashkët rajonal.

Poashtu, vlerësohet nisja zyrtare e negociatave me shtetet e EFTA-së për tregtinë e lirë dhe mbajtja e dy raundeve të negociatave, me përparim të mirë në të gjitha fushat.

Harmonizimi i Ligjit për Mallra Strategjike me legjislacionin e BE-së dhe harmonizimi i listës së mallrave me përdorim të dyfishtë sipas Rregullores së BE-së dhe listave të Be-së, kjo e fundit në baza vjetore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat