Zyba përmend Lutfi Hazirin si një nga figurat për gjendjen aktuale në Kosovë

Aktuale

Zyba përmend Lutfi Hazirin si një nga figurat për gjendjen aktuale në Kosovë

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 23:34
Salih Zyba

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba, thotë se opozita në Kuvendin e Kosovës nuk e ka qëndrimin e qartë.

Zyba, thotë se opozita nuk ka angazhime dhe qëndrime të sinqerta.

“Te opozita nëse ka diçka që nuk e dinë opinioni, se ne e kemi njoftuar opinionin dhe kemi kërkuar mbështetjen. Opozita në Kuvend nuk e ka qëndrimin e qartë, përvojat e tyre është fakt, që sot opozita përveçse mundemi me thënë që nuk ka angazhime dhe qëndrime të sinqerta dhe të pastra, ne mundemi me i shfajësu personalisht. Pastërtia nënkupton e ke parë, apo se ke parë? Të jesh i qartë”, tha ai.

Sipas tij, gjendja në të cilën ka ardhur Kosova është si pasojë e disa figurave politike që sot nuk janë më në Kuvend.

“Mirëpo, nëse e shtojmë edhe një fakt se këtu, vetëm këtu e ‘amnistojmë’ opozitën aktuale që jo secili prej faktorëve, prej aktereve kryesor se ka do figura që në këtë gjendje na kanë pruar, disa figura që nuk janë më në Kuvend, pa qëllim të keq po e përmendi Lutfi Hazirin, nuk është më faktor kryesor që ka mbajt më shumë se pesë pozita shtetërore, ka negociuar pa ndonjë kanarë, pa ndonjë vullnet qytetar,  ka prodhuar një marrëveshje të tillë, sepse në subjektin e vetë ka qenë, në negociata përfaqësuese ka qenë… për marrëveshjen e 2013-tës, nuk ka qenë LDK, por po flas për disa figura që nuk janë më në Kuvend, nuk nënkuptova te akti i nënshkrimit sepse nuk ka qenë faktori që e ka nënshkruar”, tha deputeti pozitar.

Zyba, thotë se “Zajednica” gjenezën e problemit nuk e ka me qeverisjen e Kurtit.

“Në përfaqësimin në negociata dhe me qëndrimin e subjekteve ka qenë, e mora atë {Hazirin}, pa ndonjë të keqe… burimin, gjenezën e problemit ‘Zajednica’ nuk e ka me këtë qeverisje, që besa nuk e ka as me të parafundit e as me të fundit paraprake. Mirëpo, e ka me krijimin e komunave njëetnike. Opozitës ia arsyetoj qëndrimet e zbehta dhe mungesën e dinamikës vetëm me këtë arsyetim”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat