Marrëveshja e Sanchez me njeriun që lufton për pavarësinë e Katalonisë, a do të ndryshojë qëndrimi ndaj Kosovës?

Aktuale

Marrëveshja e Sanchez me njeriun që lufton për pavarësinë e Katalonisë, a do të ndryshojë qëndrimi ndaj Kosovës?

Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 10:12
Pedro Sanchez

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez siguroi mbështetjen kryesore që i nevojitej për të qëndruar në krye të qeverisë pasi arriti një marrëveshje me partinë separatiste katalonase Junts, të udhëhequr nga ish-presidenti katalonas, Carles Puigdemont.

Siç shkruan Nova.rs, ky zhvillim në Spanjë shtron edhe çështjen e raporteve diplomatike në mes të Spanjës dhe Serbisë, duke marrë parasysh se Katalonja është pengesa e vetme që Spanja vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Në zgjedhjet parlamentare në Spanjë, Partia Popullore mori shumicën e votave, duke siguruar 137 nga 350 mandate, por edhe me mbështetjen e partisë së ekstremit të djathtë Vox, nuk ka arritur të sigurojë shumicën e nevojshme për formimin e qeverisë.

Partia Socialiste e Pedro Sanchezit ka fituar 121 mandate dhe me mbështetjen e partive katalane do të jetë në gjendje të krijojë një koalicion qeverisës, sipas Reuters.

Sanchez më parë arriti një marrëveshje për një koalicion me partinë e ekstremit të majtë “Sumar”, por ai ka pasur nevojë për mbështetjen e disa partive më të vogla për një shumicë. Negociatori i socialistëve spanjollë, Santos Cerdan, ka deklaruar se marrëveshja me partinë katalonase Hunts është historike.

Cerdan ka potencuar është e nevojshme të formohet një qeveri progresive “sa më shpejt” sepse ishte mandati i zgjedhjeve në të cilat “populli spanjoll i tha jo qeverisë PP dhe Vox, jo regresit dhe tensionit”

Ky plan i Sanchez për bashkëpunim me partinë katalonase ka nxitur edhe protesta në Madrid. Tridhjetë e nëntë persona, përfshirë 30 oficerë policie, u plagosën në fillim të kësaj jave jashtë selisë së Partisë Socialiste në pushtet të Spanjës në Madrid mes demonstratave të zemëruara kundër planeve të partisë për t’u ofruar një marrëveshje katalonasve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat