Byroja Kosovare e Sigurimit lanson një aplikacion të rëndësishëm

Aktuale

Byroja Kosovare e Sigurimit lanson një aplikacion të rëndësishëm

Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 12:42
Byroja Kosovare e Sigurimit

Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) ka lansuar një aplikacion që mundëson gjenerimin e certifikatës së historisë së sigurimeve. Përmes këtij aplikacioni në një kohë shumë të shkurtë, duke paguar 30 euro klienti mund të merr certifikatën e historisë së sigurimeve e cila është e domosdoshme për bashkatdhetarët tanë që jetojnë në shtete të ndryshme të botës.

Në njoftim thuhet se aplikacioni mundëson gjenerimin certifikatës së historisë së sigurimeve e cila kërkohet nga kompanitë e sigurimeve jashtë Kosovës në mënyrë që mund të përfitojnë zbritje të premisë së sigurimi nëse klienti vërteton se ka histori të sigurimeve.

"Në certifikatë listohen policat të cilat klienti i ka pas në diskoni për automjetet e tij, ku shfaqet automjet, periudha e sigurimit dhe kompania e sigurimit që ka lëshuar sigurimin. Këto certifikata mund të lëshohen në këto gjuhë të huaja Anglisht, Gjermanisht, Italisht dhe Frëngjisht. Çmimin për certifikatës se historisë së sigurimeve është 30 euro", thuhet në njoftimin e BKS-së.

Gjithashtu në ditët në vijim Byroja Kosovare e Sigurimit do ta lansoj edhe një modul tjetër po ashtu shumë të rëndësishëm të verifikimit të së kaluarës së automjetit kundrejt një pagesë prej 20 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat