Dy gazetarë po tentonin të merrnin imamin në intervistë, sulmohen nga një person në Vushtrri

Aktuale

Dy gazetarë po tentonin të merrnin imamin në intervistë, sulmohen nga një person në Vushtrri

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 08:39
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Vushtrri pasi dyshohet të ketë sulmuar një gazetare së bashku me kolegun e tij, gazetar brenda ambienteve të xhamisë.

Kjo pasi të njëjtit ishin duke biseduar me imamin e xhamisë për një intervistë.

Kështu bëhet e ditur në raportin e përditshëm të policisë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në xhami ka sulmuar gazetaren femër kosovare dhe kolegun e saj mashkull  kosovar, të cilët ishin duke biseduar me imamin e xhamisë për një intervistë”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat