Përkujtohen 14 ushtarët britanikë që humbën jetën në Kosovë

Aktuale

Përkujtohen 14 ushtarët britanikë që humbën jetën në Kosovë

Më: 12 nëntor 2023 Në ora: 12:29
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, organizoi ceremoninë përkujtimore për 14 ushtarët britanikë të cilët humbën jetën në Kosovë.

Gjatë kësaj ceremonie u vendosen kurora me lule poshtë pllakës ku janë të shkruar emrat e ushtarëve pranë Memorialit të Mbretërisë së Bashkuar në sheshin “Edit Durham” në Prishtinë.

I pranishëm ishte edhe ambasadori britanik në Kosovē, Nicholas Abbot,  i cili tha se kjo ngjarje ka një rëndësi të veçantë për të por edhe për Ambasaden e Britanisë së Madhe në Kosovë.

Përveç ambasadorit britanik pjesëmarrës në këtë ngjarje ishin edhe ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, si dhe Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat