Kurti: Njohja ‘de facto’, hap i parë drejt normalizimit

Aktuale

Kurti: Njohja ‘de facto’, hap i parë drejt normalizimit

Më: 13 nëntor 2023 Në ora: 08:14 Përditësuar në ora: 15:59 më 13.11.2023
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti

​Kurti në Vjenë: T’i bëhet presion Serbisë për të nënshkruar marrëveshjen e Brukselit dhe Ohrit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar presion më të madh ndaj Serbisë për të nënshkruar marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit. Kurti në Forumin Ekonomik të Vjenës, nënvizoi se hapi i parë dhe më i rëndësishëm për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi është nënshkrimi i njohjes de-facto.

Në panelin me titull “Ndërtimi i Bashkëpunimin Ekonomik në Kohë të Vështira”, Kurti përmendi edhe sukseset që sipas tij janë arritur në ekonomi gjatë qeverisjes së tij.

Kurti: Duhet presion më i madh ndaj Serbisë për të nënshkruar marrëveshjen e Brukselit dhe Ohrit

“Serbia është fqinji ynë më i madh. Kufiri me Serbinë është 381 kilometra dhe tani përbënë një rrezik sigurie por që mund të jetë një mundësi ekonomike. Për të shkuar atje duhet më shumë presion në Beograd për të nënshkruar marrëveshjen për të cilën jemi pajtuar. Gjithashtu na nevojitet integrimi evropian. Nuk mendoj se rajoni ynë mund të integrohet jashtë BE-së ose pa BE-në. Duhet të jetë drejt BE-së dhe me BE-në... Nënshkrimi i njohjes de-facto të dyanshme është hapi i parë dhe më i rëndësishëm”, tha ai.

Përkitazi me këtë, Kurti tha se Procesi i Berlinit është rruga përpara për të përgatitur Ballkanin Perëndimor për integrim evropian.

Kurti: Procesi i Berlinit është rruga përpara për të përgatitur Ballkanin Perëndimor për integrim

“Procesi i Berlinit është rruga përpara për të përgatitur Ballkanin Perëndimor për integrim. Nëse i shkoni deklarimet në të gjitha vendet ka dallime se cila dëshiron të integrohet në BE. Kosova nuk pëlqen të përdorë këtë metaforën e kryeministrit Denkov. Ne nuk i përgatisim politikat ‘quantum’. Ne jemi me BE-në, ShBA-në dhe NATO-n, kemi vendosur sanksione kundër Federatës ruse dhe nuk kemi dilema se demokracia dhe zhvillimi duhet të shkojnë dorë për dore, prandaj presim me padurim të bashkëpunojmë”, shtoi Kurti.

Para të pranishmëve, Kurti bëri të ditur se rritja ekonomike gjatë këtij viti në Kosovë pritet të jetë 3.8 për qind.

Ndërkaq, tha se kanë ulur pabarazinë në paga në sektorin publik, derisa kanë rritur buxhetin për arsim, kujdes shëndetësor, bujqësi dhe mbrojtje.

Kurti: Rritja ekonomike për këtë vit është 3.8 për qind

“Ne ia kemi dal të shtojmë çdo vit 1 miliard euro në ekonominë tonë. Paraardhësit tanë kanë pasur nevojë për tri vjet për të shtuar 1 miliard. Në vitin 2021 kemi pasur rritje 10 për qind, pastaj 5.2 për qind dhe këtë vit do të kemi rreth 3.8 për qind, gjithashtu ka rënie inflacioni këtë vit. Në janar të këtij viti ishte 12 për qind dhe muajin e kaluar ka rënë në 3.3 për qind. Kosova nuk është vend i madh por është shembull i mirë si liria bëhet zhvillim dhe si antikorrupsioni bëhet rritje”, theksoi Kurti.

Ai kërkoi nga Bashkimi Evropian që hekurudhën Prishtinë-Durrës të përfshijnë në rrjetin transevropian.

Në anën tjetër, Komisioneri evropian për ekonomi, Paolo Gentiloni, theksoi nevojën për integrim rajonal ekonomik të Ballkanit Perëndimor, teksa si mundësi për këtë e përmendi Procesin e Berlinit.

Gentiloni: Duhet integrimi rajonal ekonomik në Ballkanin Perëndimor

“E para është përpjekja për të bërë atë që është e mundur për integrimin rajonal ekonomik. Më kujtohet kur shërbeja si kryeministër ne kishim një takim që e quajmë Procesi i Berlinit dhe në atë kohë ka pas një konkluzion me partnerët e Ballkanit Perëndimor për tregun e përbashkët rajonal. E dyta është shumë ambicioze se çka përshkruajmë në këtë pako për t’u përpjekur për të bërë hapa përpara për tregun unik para pranimit formal në Bashkimin Evropian”, deklaroi ai.

Gjatë qëndrimit dyditor në Austri, kryeministri Kurti do të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të kompanive private të sektorit të energjisë, siç thuhet në komunikatën qeveritare për t’i njoftuar më për së afërmi me mundësitë për investime që Kosova ofron në këtë fushë

Kurti: Njohja ‘de facto’, hap i parë drejt normalizimit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka folur edhe për dialogun me Serbinë.

“Sot nuk jemi në atë marrëdhënie të mirë edhe pse ky vit ka filluar mjaft mirë. Më 27 shkurt në Bruksel në Bruksel ne kemi arritur Marrëveshjen bazike për njohjen ‘de facto’, bazuar në modelin e dy Gjermanive të vitit 1972. Për këtë jemi pajtuar me Serbinë. Ne kemi shtuar Aneksin në Ohër, por atëherë Serbia refuzoi ta nënshkruaj atë”, tha ai.

Ai tha se duhet të ketë presion ndaj Beogradit për të nënshkruar Marrëveshjen, për të cilën janë pajtuar dy vendet.  “Nënshkrimi i njohjes ‘de facto’ i dyanshëm është hapi i parë dhe i rëndësishëm drejt normalizimit”, tha Kurti.

Kurti ka folur edhe për eskalimin që ka ndodhur së fundi në veri të vendit,ku nga sulmi terrorist  më 24 shtator u vra rreshteri policor, Afrim Bunjaku.

“Eskalimi ka ndodhur sepse përkundër marrëveshjeve verbale ose gojore në një tekst të plotë, nuk ishte nënshkruar, madje as në margjinat e Samitit të Këshillit Europian më 26 tetor”, tha Kurti.

Sipas tij Serbia refuzoi ta nënshkruajë dhe tha se e pranon marrëveshjen vetëm në koncept, por jo edhe në përmbajtje.

Ai përmendi sulmet ndaj KFOR-it, ndaj gazetarëve, si dhe rrëmbimin e policëve.

Kurti nga Vjena: Procesi i Berlinit është rruga përpara

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, tha se Procesi i Berlinit është rruga përpara.

“Ne kemi nënshkruar katër marrëveshje në vitin e kaluar, në kuadër të Procesit të Berlinit. Procesi i Berlinit është rruga përpara për të përgatitur Ballkanin Perëndimor për integrim", tha ai,

Kryeministri Kurti ka folur edhe për rritjen ekonomike të Kosovës që është arritur gjatë qeverisjes së tij. Ai tha se për këtë kohë, sa është në qeverisje, ka shtuar buxhetin me një miliard euro. Shefi i ekzekutivit tha se Kosova nuk është vend i madh, por ka pasur progres demokratik dhe kjo është vlerësuar nga organizatat ndërkombëtare. Kurti bëri me dije se ka pasur arritje edhe në fusha të tjera.

“Për vitin 2024 ne kemi rritur buxhetin posaçërisht në arsim,  në përkujdesin shëndetësor, në bujqësi dhe mbrojte”, tha Kurti në kuadër të pjesëmarrjes në edicionin e 20-të të Forumit Ekonomik të Vjenës, ku ka marrë pjesë në panelin e diskutimit me titull “Ndërtimi i Bashkëpunimin Ekonomik në Kohë të Vështira”.

Forumi Ekonomik i Vjenës

Forumi Ekonomik i Vjenës, po mban diskutimin me titull “Ndërtimi i Bashkëpunimin Ekonomik në Kohë të Vështira”.

Në këtë panel po merr pjesë edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

------------

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në edicionin jubilar të 20-të të Forumit Ekonomik të Vjenës, do të jetë pjesëmarrës në panelin e diskutimit me titull “Ndërtimi i Bashkëpunimin Ekonomik në Kohë të Vështira”, të hënën prej orës 14:05, njofton Kryeministria.

Gjatë qëndrimit dyditor, kryeministri Kurti, po ashtu do të jetë mysafir i ftuar nga Karl-Renner-Institut për të diskutuar mbi temën “Kosova: Shteti i ri demokratik si peng i interesave gjeopolitike”. Diskutim ky që do të mbahet të hënën, duke filluar nga ora 18:00. 

Ndërkaq, të martën, Kurti do të zhvillojë takime me përfaqësues të kompanive private të sektorit të energjisë, për t’i njoftuar më për së afërmi me mundësitë për investime që Kosova ofron në këtë fushë.

Promovimi i bashkëpunimit ekonomik rajonal ka qenë qëllimi i Forumit Ekonomik të Vjenës që nga themelimi i tij në vitin 2004.

Nga Forumi bashkëpunimi ekonomik ndërmjet sipërmarrësve nga vendet anëtare të Forumit Ekonomik të Vjenës - Shqipëria, Austria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Kosova. , Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Rumania, Sllovenia, Turqia dhe Ukraina - është zhvilluar me sukses gjatë gjithë këtyre viteve.

Ndër anëtarët themelues të Forumit Ekonomik të Vjenës janë disa nga kompanitë dhe industrialistët më të njohur austriakë. 

Kryeministrat e shteteve të rajonit të VEF, të përcaktuar si "Rajoni nga Adriatik në Detin e Zi", formojnë Komitetin e Patronazhit të Forumit Ekonomik të Vjenës. 

Të gjithë ambasadorët e akredituar të vendeve anëtare të VEF-së në Austri marrin pjesë në aktivitetet e VEF-së si Anëtarë të Komitetit të Ambasadorëve. Organet e Forumit Ekonomik të Vjenës përfshijnë edhe Komitete të ndryshme, me mbështetje të veçantë nga anëtarët e Komitetit të Nderit të VEF, personalitete të njohura dhe vizionarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat