Abdixhiku publikon këngën e LDK-së, para konventës së partisë

Aktuale

Abdixhiku publikon këngën e LDK-së, para konventës së partisë

Më: 13 nëntor 2023 Në ora: 19:17
Ilustrim

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka publikuar një këngë me videoklip, përmes të cilës thotë se “Rruga e re LDK-së po nis”.

Abdixhiku po ashtu ka paralajmëruar mbajtjen e Kuvendit dhe Konventës së LDK-së.

“Drejt përgatitjeve finale. Ejani këtë të diel, më 19 nëntor, në Prishtinë”.

“Rruga e Re po nis. Faleminderit Shpat Dedës, Armend Xhaferit, Rema Canollit e djemve e vashave të Korit të Kosovës për këtë kryevepër; për Lidhjen dhe Rrugën e Re”.

Ndërsa kënga ka këto vargje:

Zemrën e kam hapë

T’ardhmen me përqafë

Ëndrrat që me breza ndër vite i kemi pasë.

Besën ta kam dhanë

Rrugën për me ça

Era e ndryshimit po fryn

E dora dorën e ka kapë.

Rruga e re po hapet

Reklama

Po lulëzon

Shtigjet bashkë i ndërtojmë.

T’fortë kur jemi hapi s’ndalet

Po marshojmë

Lidhjes i besojmë.

Rrugën e kam marrë

Vendit zot me i dalë

Flakën e themeleve tona

Me mbajtë gjallë.

Besën ta kam dhanë

Rrugën për me ça

Era e ndryshimit po fryn

E dora, dora me dorë asht kapë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat