Posta e Kosovës vë në qarkullim pullë postare me imazhin e Kongresit të Manastirit

Aktuale

Posta e Kosovës vë në qarkullim pullë postare me imazhin e Kongresit të Manastirit

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 13:35
Foto ilustrim

Posta e Kosovës përmes filatelisë së saj që nga sot ka vënë në qarkullim pullë postare me imazhin që shënon 115-vjetorin e Kongresit të Manastirit.

Ndërsa nga ajo u bë thirrje që qytetarët të shërbehen me këtë pullë postare, raporton Klankosova.tv.

“Kongresi i Manastirit ishte njëra prej ngjarjeve më të rëndësishme kulturore, arsimore dhe kombëtare që e karakterizonte Lëvizjen e Rilindjes Kombëtare Shqiptare në fillim të shekullit XX-të, në të cilin u përpilua dhe u njësua për herë të parë alfabeti i gjuhës shqipe”, thuhet në njiftimin e Postës së Kosovës.

“Ky Kongres historik, ishte organizuar në kushte e rrethana të rënda kombëtare dhe ndërkombëtare. Me prezencën e 150 delegatëve, të ardhur nga të gjitha trevat e Shqipërisë etnike, me përfaqësim edhe nga shoqëritë shqiptare jashtë atdheut, u vendos që alfabeti i gjuhës shqipe të ketë bazë shkronjat e alfabetit latin”.

Posta e Kosovës gjithashtu tha se si çdo herë afirmon ngjarjet kulturore dhe historike të vendit të tyre me pulla të bukura postare në tërë botën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat