Azemi paralajmëron protesta për shkak të mos realizimit të kërkesave nga Komuna e Prishtinës

Aktuale

Azemi paralajmëron protesta për shkak të mos realizimit të kërkesave nga Komuna e Prishtinës

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 16:07
Jusuf Azemi

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK), Jusuf Azemi ka konfirmuar për EO se janë në përgatitje të protestave në Komunën e Prishtinës për shkak të mos rritjes së pagave.

Ai tha pas presionit të bërë në drejtim të Qeverisë kanë arritur që të ngriten pagat në sektorin e arsimit dhe të shëndetësisë për punëtorët teknik. Sipas tij, bashkëpunimi me Ministrinë e Arsimit dhe të Shëndetësisë ka qenë në nivelin e duhur.

“Deri më tani me përjashtim që tani jemi në prag të protestave në raport me Komunën e Prishtinës. Të gjitha kërkesat që i kemi pasur në raport me Qeverinë e Kosovës gjithësisht me Ministritë përkatëse gjithësisht Ministrinë e Shëndetësisë saktësisht punëtoret që i kemi nëpër spitale dhe me punëtoret që i kemi tek Ministria e Arsimit, punëtorët teknik që punojnë në Universitetin Hasan Prishtina”.

“…kemi gjetur një bashkëpunim përderisa tek punëtoret e spitalit paga e tyre nga 235 euro tash ka shkuara në 405 euro dhe tek punëtoret e Universitetit  të Prishtinës, ku në fakt kemi caktuar datën për të hyrë në  grevë kemi takuar zv.ministrin e Arsimit  dhe në fakt jemi dakorduar që kërkesat tona të realizohen po realisht  nuk kemi të bëjmë shume me koeficientin e pagave por është shume normale por edhe ne mendojmë sikur sindikata tjera sindikatat publike që koeficienti i pagës duhet të jetë 130 euro”.

Edhe përkundër këtyre, ai u shpreh se nuk janë të kënaqur me realizmin e kërkesave nga ana e institucioneve përgjegjëse, duke shtuar se ikja e të rinjve po vazhdon.

“Nuk mund të themi se nuk kemi rezultate, por nuk po përmbushen aq sa e kemi pritur dhe sa kemi shpresuar se do të arrijmë rezultatet të caktuara sepse në kërkesat tona të arsyeshme të cilat gjithherë bazohen në ligjin e punës dhe ligjet tjera që kanë të bëj në raport punëdhënës. Realisht kemi statistika për vitet 2022, 2021, 2020 edhe ma herët po nuk kemi statistika për vitin 2023 ende”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat