Gazmend Muhaxheri tregon nëse do t’i hyjë garës për kryetar të LDK-së

Aktuale

Gazmend Muhaxheri tregon nëse do t’i hyjë garës për kryetar të LDK-së

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 18:37
Gazmend Muhaxheri

Gazeta ka kontaktuar edhe nënkryetarin e kësaj partie, Gazmend Muhaxheri, nëse do të kandidoj për kryetar të LDK-së, mirëpo ai e mohoi.

Muhaxheri thotë se në çdo moment mund të ketë kandidat tjerë.

“Jo valla unë jo. Nuk e di deri në Kuvend mundet me i ndërru mendja ndokujt me konkurru, por njëherë për momentin nuk e di. Deri tani është kandidat vetëm zotëri Abdixhiku”, u shpreh ai.

Në zgjedhjet e fundit, Lumir Abdixhiku, u zgjodh kryetar i LDK-së, i cili kishte përballë edhe dy kandidatë tjerë për kryetar të LDK-së, nënkryetarin, Lutfi Haziri dhe anëtarin e kryesisë, Besian Mustafën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat