Imri Ahmeti: Faton Bislmi s’është delegat, s’mund të kandidojë për kryetar të LDK-së

Aktuale

Imri Ahmeti: Faton Bislmi s’është delegat, s’mund të kandidojë për kryetar të LDK-së

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 18:50
Imri Ahmeti

Faton Bislimi ka njoftuar se do të kandidoj për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Bislimi ka thënë se ka njoftuar Kryesinë e LDK-së në Prishtinë, përmes një shkrese zyrtare, se ka vendosur që në Kuvendin e Dhjetë të LDK-së më 19 nëntor ta paraqesë kandidaturën.

Mirëpo, një gjë të tillë, Quni thotë se e ka marr vesh vetëm përmes mediave.

“Jam njoftu nga mediat qe z. Bislimi e ka shpreh gatishmërinë për t’u zgjedhur kryetar i LDK-së”, deklaroi ai.

Të njëjtën thotë edhe sekretari i LDK-së, Imri Ahmeti.

Ai mohon deklaratën e Bislimit, se e ka njoftu kryesinë për kandidatin për kryetar.

Ahmeti thotë se Bislimi vetëm e ka kërkuar një listë të delegatëve, por që sipas tij, kjo është jashtë ligjit.

“Jo nuk janë në dijeni që është njoftuar kryesia, unë e di që ai ka kërkuar një listë të delegatëve të Kuvendit, me numra personal që është në kundërshtim me ligjin për mbrojtjen e të dhënave dhe ne nuk iu kemi përgjigj akoma, sepse dje në orët e pasdites ai e ka bërë këtë, sido që të jetë është vullnet i tij, por duhet t’i nënshtrohet procedurave”, thotë Ahmeti.

“Faton Bislimi nuk është delegat në Kuvendin e LDK-së”,  thotë sekretari Imri Ahmeti.

Ai thotë se Bislimi ka dhënë dorëheqje edhe nga Këshilli i Përgjithshëm.

Por, nuk përjashton mundësinë që delegatët ta nominojnë.

“Për sa e di unë Faton Bislimi ka deponuar dorëheqje me shkrim e të qenurit anëtarë dhe i Këshillit të Përgjithshëm dhe fakti tjetër, për sa e di unë ai nuk është delegatë fare në Kuvend, e në Kuvend marrin pjesë vetëm delegatët. Mund të ketë grup të delegatëve që e mbështesin dhe mund të kenë aty për aty nominime, është e drejtë e delegatëve të Kuvendit për të nominuar këdo që ata mendojnë”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat