Alarmon gjenerali shqiptaro-amerikan: Drafti i Asociacionit është një kurth, ky është sugjerimi im për Kurtin

Aktuale

Alarmon gjenerali shqiptaro-amerikan: Drafti i Asociacionit është një kurth, ky është sugjerimi im për Kurtin

Nga: A.Zh Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 21:51
Foto ilustrim

Ushtaraku shqiptaro-amerikan Muharrem Maralusha, ka thënë se draft statuti për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, që i është dorëzuar Kosovës, është një kurth.

Ai i ka sugjeruar kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit, që të njëjtën mos ta pranojë, përcjell Bota sot.

Sipas Maralushës, më mirë do të jetë dorëheqja e qeverisë dhe shkuarja në zgjedhje të parakohshme.

Albinit: Drafti i fundit i Asosacionit siç e kam kuptuar pasi e lexova versionin anglisht - është një kurth i përgatitur me një maskë të përsosur.

Unë ju sugjeroj që të mos e pranoni. Dorëheqja dhe zgjedhjet e reja, është opsioni më i mirë për Kosovën dhe popullin e saj.

Konsultohuni me profesor Enver Bytyçin dhe Binak Maxharrajn”, ka shkruar Maralusha në një postim në Facebook.

Ai ka thënë se për ato që po “fshihen” prapa draftit të prezantuar, mund të dëshmojë para Kuvendit të Kosovës.

“Unë jam më se gati me dhënë një dëshmi të shkurtër para Parlamentit të Kosovës dhe me ju shpjeguar pse ky draft i fundit nuk duhet me u pranuar dhe çka fshihet prapa perdës së teatrit pasi të mbaron shfaqja”, ka theksuar gjenerali.

Në një intervistë për mediat, sonte kryeministri Kurti tregoi se draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe i propozuar nga pesëshja e emisarëve ndërkombëtarë, është më i avancuar se ai i viteve 2013 e 2015.

“Me datën 21 tetor erdhi pesëshja e emisarëve, e cila erdhi për draft statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, dhe aty me 24 tetor, unë ua dërgova vërejtjet për atë draft statut. Është e çartë se ai draft statut është pakrahasimisht më i avancuar se siç kanë qenë në 2013 e 2015. Këtu janë çështjet e përmbajtjes, por unë do të thosha që kryesorja është se ky draft statut fillon me atë se në çfarë shteti ndodh kjo gjë. Pra, së pari kemi një pranim të thelbit dhe të kornizës e që është shteti demokratik, Republika e Pavarur e Kosovës dhe në anën tjetër, megjithatë, unë kam dërguar vërejtjet, komentet, kritikat e mia për këtë draft me datën 24 tetor, me qenë se natyrisht nuk është një draft i cili do të shkruhej prej meje saktësisht asisoj”, tha ai./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat