Kajtazi: Me këtë draft-statut, Serbia bëhet hisedare në shtetin tonë

Aktuale

Kajtazi: Me këtë draft-statut, Serbia bëhet hisedare në shtetin tonë

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 22:48
Vehbi Kajtazi

Opinionisti, Vehbi Kajtazi, deklaroi se Serbia me draft statutin na bëhet hisedare në qeverisjen tonë, dhe kjo sipas tij është problemi themelor.

“Deri dje të ka cenuar në forma të ndryshme. E fundit ishte sulmi terrorist. Tash të gjithë ato struktura ilegale të Serbisë në Kosovë po legalizohen në kuadër të një mekanizmi që quhet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, dhe kompetencat e këtij mekanizmi janë aq të mëdha, saqë ata ta cenojnë pastaj përbrenda sistemin juridik të Kosovës edhe vet Republikën”

“Dhe natyrisht, anëtarësimi në NATO dhe siguria e përgjithshme na i kishte zbutur pak dhimbjet dhe na e kishte hequr pak atë frikën për sigurinë e përgjithshme që mund të cenohet nga Serbia.

Mundësia për destabilizim ekziston gjithmonë dhe prania e NATO-s tash është me një mandat goxha ndryshe prej mandatit që do ta kishim si anëtar i Aleancës, se prekja e një shteti anëtar të  NATO-s i bie që është prekur gjithë Aleanca”, deklaroi Kajtazi në emisionin Rubikon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat