LDK publikon agjendën për Konventën e Partisë

Aktuale

LDK publikon agjendën për Konventën e Partisë

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 18:16
Lidhja Demokratike e Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka publikuar agjendën e Konventës së Partisë.

Sipas njoftimit të kësaj partie, konventa do të mbahet të dielën nga ora 17:00, në Sallën e Sporteve në Pallatin e Rinisë.

Në këtë konventë LDK ka bërë të ditur se do të shpalosen 100 zotimet e “Rrugës së re”

“100 zotimet e publikuara tashmë e të punuara detajisht për muaj të tërë, do të shpalosen në Konventën Programore, të dielën, me datë 19 nëntor 2023, në orën 17:00, në Sallën e Sporteve/Pallati i Rinisë. Eja bëhu pjesë e kësaj ngjarje!Eja bëhu pjesë e festës sonë të madhe”, thuhet në njoftim.

Deri më tash i vetmi person i cili do ta sfidoj, kryetarin aktual, Lumir Abdixhiku për ta parin e LDK-së, është Faton Bislimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat