Abazoviq për mediat serbe: Banjska e ka dëmtuar pozicionin e Serbisë

Aktuale

Abazoviq për mediat serbe: Banjska e ka dëmtuar pozicionin e Serbisë

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 20:19
Dritan Abazoviq

Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se ngjarja në Banjskë të Zveçanit ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku, i ka shkaktuar dëm të madh Serbisë dhe se i ka dhënë të drejtë kryeministrit Albin kurti në paralajmërimet e tij.

Abazoviqi për Nova.rs ka thënë se nuk e ka parë logjikën e aktit terrorist në Banjskë dhe se sipas tij, Beogradi ka pasoja politike për këtë.

“Mendoj se kjo e ka dëmtuar ndjeshëm besueshmërinë e pozicionit të Serbisë. Negociatat ishin mjaft të sforcuara dhe shumica e tyre theksuan se faji ishte i palës tjetër”.

Tutje, Abazoviq foli edhe për paralajmërimet që kryeministri Kurti, kishte bërë për grupet kriminale në veri të Kosovës.

“Ai u kritikua nga bashkësia ndërkombëtare se nuk ishte bashkëpunues. Ai ka shprehur qëndrimet e tij gjatë gjithë kohës, se aty mblidhen disa grupe kriminale, se kryhen disa veprimtari kriminale dhe se kanë probleme me njerëzit që pastrojnë para. Ai nuk foli për emra konkretë, por tha se kishte diçka dhe, më pas ndodhi kjo situatë”, tha ai.

“Pas gjithçkaje që ndodhi, është e vështirë të thuash se ai kishte gabuar. Nuk po them se ai u referohej drejtpërdrejt atyre grupeve, por ai vazhdoi t’i kishte ato paralajmërime”, shton Abazoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat