Gjeloshaj: Vuçiqi lobuesi më i madh i Abazoviqit për kryeministër të Malit të Zi

Aktuale

Gjeloshaj: Vuçiqi lobuesi më i madh i Abazoviqit për kryeministër të Malit të Zi

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 21:27
Nik Gjeloshaj

“Politika zyrtare, qoftë e brendshme, qoftë ajo e jashtme, është në dorën e qeverisë, që është qind për qind pro-amerikan dhe pro-evropian”, sqaroi Gjeloshaj, teksa shtoi se kjo dëshmohet me vizitat e delegacioneve nga SHBA-ja dhe BE-ja.

Ai siguroi se qeveria në këtë drejtim është e qartë dhe që nuk do të bëjë asnjë veprim kundër interesave të vendit, ndërsa vuri në dukje se e gjithë kjo vjen nga partitë opozitare, duke përmendur Abazoviqin, i cili kishte deklaruar se ndjehet i shqetësuar për të ardhmen e Malit të Zi, ndërkohë që Gjeloshaj tha se pikërisht në kohën e qeverisjes së tij ka nisur ndryshimi i kursit politik i këtij vendi.

Gjeloshaj tha se lobuesi më i madh për zgjedhjen e Abazoviqit për kryeministër ka qenë Vuçiqi, derisa theksoi ai propaganduesit më të mëdhenj kanë qenë nga jashtë,por, vuri në dukje ai, koha do t’i dëshmojë të gjitha.

“Askush ma shumë se Abazoviq nuk ia ka dhënë hapësirën e ndikimit serb në Mal të Zi në këto 30 vjet të fundit”, deklaroi Gjeloshaj, por që, shtoi ai, në politikën e brendshme Abazoviq ishte pozitiv.

Ai mes tjerash tha se Abazoviq nuk i përfaqëson shqiptarët dhe rrjedhimisht nuk e konsideron si oponent politik.

E lidhur me mosdorëzimin e të dyshuarve për krime lufte në Kosovë, Gjeloshaj tha se kjo ka ndodhur për shkak të Kovaçit,ministër i Drejtësisë së Malit të Zi, për të cilin tha se është me orientim pro-serb, por që me kohë do të përmirësohet edh kjo çështje.

Ndërkaq lidhur me partinë e udhëhequr nga Genc Nimanbegu, Gjeloshaj tha se ai ka qenë joparimor dhe joserioz, derisa veprimet e tij pas themelimit të qeverisë i vlerëson si të pakuptimtë.

“Ai është prijës i ‘Forcës..’, e cila është pjesë e shumicës parlamentare dhe ende qëndron në krye të saj, ndërsa ka dhënë dorëheqje nga funksioni i deputetit”, sqaroi Gjeloshaj.

“Vendimi për ekstradim të kriminelit të luftës e i cili strehohet në Mal të Zi, është marrë para se të bëhem zëvendëskryeministër dhe kam kërkuar që të më informojnë për këtë çështje dhe besoj se së shpejti do të procesi do të rishikohet dhe do të merret vendimi, sepse nuk ka interes të mbahet dikush që dyshohet për krime lufte e të strehohet, kur dihet që Mali i Zi është vend anëtar i NATO-s”, deklaroi Gjeloshaj, teksa shtoi se edhe ministri Kovaç do të veprojë në bazë të interesave të vendit si pro-NATO.

Ai më tej theksoi se nëse vendimi i ministrit Kovaç për mosekstradimin e personit të dyshuar për krime lufte në Kosovë, ka qenë politik, ai vendim do të ndryshohet. 

Gjeloshaj më tej siguroi se qeveria e Malit të Zi do të veprojë në frymën e vlerave të marrëveshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat