Lushtaku: Ky buxhet i lë qytetarët e varfër, asnjë projekt me të cilin mund të krenohen

Aktuale

Lushtaku: Ky buxhet i lë qytetarët e varfër, asnjë projekt me të cilin mund të krenohen

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 12:13
Mërgim Lushtaku

Kuvendi i Kosovës po e mban seancën e radhës plenare ku po diskutohet Ligji mbi Ndarjet Buxhetore.

Lidhur me këtë ka folur edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Mërgim Lushtaku.

Ai tha se ky buxhet nuk i përmbush kërkesat e qytetarëve.

“Si i tillë duket i madh në shifër, por në situatë krize por edhe në mungesë të lidershipit kur gjithçka është më e shtrenjtë, i lë më të varfër qytetarët e Kosovës”, tha Lushtaku.

Deputeti i PDK-së tha se kjo qeveri nuk e ka asnjë projekt me të cilin ia vlen të krenohet.

“Për këto tre vjet të qeverisjes i keni planifikuar 10 miliardë euro shpenzime, prej të cilëve nuk rrjedh asnjë projekt madhor, asnjë projekt me të cilin mund të krenohen qytetarët e Kosovës”, tha ai.

“Ne si grup parlamentar jemi kundër Projektbuxhetit të vitit 2024, i cili nuk sjell asnjë alternativë të zhvillimit, dhe nuk është temë e mirëqenies për qytetarëve”, shtoi deputeti i PDK-së.

Buxheti për vitin 2024 parashihet të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat